HISTORIKU


Universiteti Ndërkombëtar Vision buron nga bashkësia autoktone dhe integron praktikat botërore dhe frymën multikulturore në vendin tonë.

Vlerat e ruajtura nga historia e pasur kulturore dhe mbijetesa e tyre si një trashëgimi e përjetshme, reflektoi me të pasurit e kuadrove cilësore të cilët njëherit janë edhe nismëtarët për themelimin e këtij universiteti. Këto vlera mbeten një sfidë e vazhdueshme për të tashmen dhe të ardhmen si një aspiratë e shoqërisë sonë për afirmim të vetin dhe garën me të gjithë popujt e kulturuar, parashenja e të cilëve është kultivimi dhe zhvillimi i humanizmit të civilizuar.

Themelimi i Universitetit Ndërkombëtar Vision dhe zhvillimi i tij i deritanishëm paraqet një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e arritjeve në arkitekturën arsimore, shkencore dhe kulturore të shoqërisë bashkëkohore multikulturore.

Universiteti është themeluar dhe funksionon në përputhje me Ligjin për arsim të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dha pëlqim për krijimin e  Universitetit Ndërkombëtar Vision - Gostivar në vitin 2014. Ai është, njëkohësisht, universiteti i parë në vend që ka të drejtë të mbajë ligjërata në gjuhën maqedonase, turke dhe angleze ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 153/14) e që paraqet edhe datën e themelimit të universitetit.

Akti i konstituimit formal të Universitetit Ndërkombëtar "Vision" -Gostivar, më datë 08.06.2015, gjithsesi është rezultat i një procesi më të gjatë ku tradita historike nënkupton pikënisjen mbi të cilën mbindërtohen arsimi dhe shkenca.

Universiteti Ndërkombëtar “Vision” filloi me 5 fakultete, edhe atë: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Informatikës, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Arkitektonik.
Që nga viti akademik 2018/19, në përbërjen e këtij Universiteti janë edhe 2 njësi të reja: Instituti i Kërkimeve Ballkanike dhe Instituti i Shkencave Shoqërore. Në të njëjtën kohë, nga viti akademik 2020/21, fillon punën Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Universiteti po bën vazhdimisht përpjekje për ndërkombëtarizim dhe paraqet  një faktor të rëndësishëm për afirmimin e shoqërisë, shtetit dhe në të njëjtën kohë arritjen e standardeve ndërkombëtare dhe harmonizimin e programeve studimore. Në këtë kontekst, universiteti ka nënshkruar mbi 80 Marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi.

Universiteti është anëtar i ACEU: Aleanca e Universiteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe anëtar i BUA- Balkan Universities Association.

BASHKËPUNËTORËTAKADEMIK

Kafkasya Üniversiteler Birliği
Bilecik Şeyh Edebali Üniversitesi
Kırgızistan Türkiye Manas Üniversitesi